MENU
klinika

Përfitimet!

Ju bien flokët? Shpëtoni duke i masazhuar me këtë produkt!

24.03.2019 - 20:11

Rënia e flokëve si te meshkujt ashtu edhe te femrat mund të sjelli shumë siklete, por në shumë raste nuk ka të bëjë vetëm estetika por edhe gjendja natyrale psikologjike.

Nuk është më sekret që soda e bukës, është shumë e dobishme. Mund ta përdordorni në shtëpi për të gatuar ose për të pastuar, por edhe për probleme shëndetësore. Mirëpo e keni dëgjuar ndonjëherë që mund t’ju ndihmojë edhe në parandalimin e rënies së flokut? Po është e vërtetë! Soda e bukës i dhuron benefite të mrekullueshme flokut tuaj. Ju mund ta përdorni atë në vend të shampos, për të bërë që flokët të duken më voluminoz. Është një produkt i sigurt që pastron dhe i bën flokët më të shëndetshëm. Nëse jeni skeptik, shikoni disa nga benefitet e përdorimit të sodës së bukës në flokët tuaj!

1.Soda e bukës do të eleminojë mbetjet në flokët tuaja. Soda do të eleminojë çdo mbetje nga produket tuaja të flokëve, si shampove, spraj të ndryshëm apo llak. Është ilaç i përsosur për ti bërë flokët e tuaja më të pastër.

2.Soda e bukës eleminon klorin.

Nëse ju pëlqen noti, ju ndoshta e dini se klori mund të dëmtojë flokët tuaj. Ai mund të ndryshojë edhe ngjyrën e flokëve tuaj. Soda e bukës ndihmon në heqjen e tij dhe mbron flokët nga dëmtimi.

3.Soda e bukës promovon rritjen e flokëve

Kur flokët tuaj janë të mbushur me mbetje ose kimikate, ato mund të ndikojnë për keq në rritjen e flokëve. Soda e bukës është në gjendje t’i pastrojë ato më mirë se shampo, dhe duke e përdorur atë për të hequr çdo mbetje, mund të ndihmojë flokët tuaj të rriten më shumë dhe të bëhen më të shëndetshëm.

Por si ta aplikojmë atë për të pastuar skalpin e kokës dhe flokët:

1-Përzieni sodë me ujë në një raport 1/3 në nëj shishe të vogël. Sa më shumë flokë që ju keni, aq më shumë do ju duhet. Për flokët deri te shpatullat, përdorni 1 lugë gjelle me sodë dhe 6 lugë gjelle me ujë.

floke te thate-konica.al

2-Ju mund të përdorni sodë buke për flokë të thatë, ose kur floku është i lagur. Aplikojeni përzierjen deri te rrënjët e flokëve dhe deri në majë të tyre.

3.Lëreni përzirje të qëndrojë për disa minuta në flokun tuaj, dhe pastaj lajini me ujë të ngrohtë.

4.Lani flokët tuaja me një përzierje uthull molle dhe ujë. Raporti duhet të jetë 1/4 . Shtoni disa pika vaji esencial nëse ju dëshironi.

5.Për të aplikuar këtë mbajeni kokën lart në mënyrë që kjo përzierje mos të bjerë në sytë e tu.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”