MENU
klinika

E kam dashur dhe e dua Selenën por...

Justin Bieber tregon kë dashuron vërtetë

27.03.2019 - 14:05

Justin Bieber është shpesh në syrin e medias për historinë me bashkëshorten Hailey. Por nuk mungojnë asnjëherë komentet se është ende i dashuruar me Selenën dhe dëshiron të kthehet me të.

Ylli i popit vendosi që ti japë fund këtyre spekulimeve duke treguar publikisht se këngëtarja do të ketë gjithmonë një vend në zemrën e tij, por është i dashuruar kokë e këmbë me Haileyn.

25-vjeçari publikoi sërish  një tjetër sqarim në llogarinë e tij në Instagram dhe komentin që i kishte bërë duke e shoqëruar me shkrimin: “Stop me këto mesazhe për Hailey dhe mua, nëse më doni, merrni këtë koment dhe shpërndajeni”.


Komenti i Justin: “Papjekuria juaj që të krijoni një llogari për të ofenduar gruan time dhe mua është totalisht absurde. Përse duhet t’ia dedikoj të gjithë jetën time dikujt me martesë dhe të dua të kthehem me ishin tim. Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam shumë i dashuruar me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”.

Ai shtoi se kjo është një përgjigje për të gjithë ata njerëz që guxojnë të krahasojnë gruan e tij me ish-të dashurën. Për Justin është e rëndësishme që cdo person i cili e përkrah ta shpërndajë komentin dhe të gjithë të respektojnë Haileyn pasi ajo është e vetmja që i jep lumturi.