MENU
klinika

“Kadareja hyn në ‘El Ateneo”

Libraria madhështore letërsi shqipe

28.03.2019 - 18:11

Krijimtaria e Kadaresë është bërë pjesë e librarisë madhështore “El Ateneo”, në Buenos Aires, që sipas “National Geographic” është cilësuar si institucioni më i bukur në botë. Romanet e Kadaresë tashmë janë pranë autorëve të mëdhenj, si Dostojevski, Kafka, Prusti etj.

Shkrimtari shqiptar i përkthyer në rreth 50 gjuhë të huaja, në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Ndërsa më vonë u vlerësua me shumë çmime, si: “Prix Mondial Cino Del Duca” më 1992,  me “Man Booker International Prize” më 2005, apo “Prince of Asturias Aëards” për artet, më 2009

 

 

Në vitin 2015, Kadare fitoi çmimin “Jeruzalem”, ndërsa më 2016-ën, presidenti francez i dha titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

 

Ismail Kadare mbetet një nga gurët më me peshë në letërsinë shqipe, përfaqësues i denjë i saj në letërsinë botërore.