MENU
klinika

Në moshën...

Kane Tanaka, zyrtarisht gruaja më e vjetër në botë

09.03.2019 - 21:35

Ajo ka lindur më 2 janar të vitit të largët 1903 dhe tashmë është zyrtarizuar si gruaja më e vjetër në botë. është fjala për japonezen Kane Tanaka, e cila është 116 vjeçe e 66 ditë, duke u futur në lidrin ë rekordeve “Guinness”.

Ajo është pjesëtare e një familjeje me shtatë motra dhe vëllezër të tjerë. Nga martesa me bashkëshortin në vitin 1922, Tanaka ka sjellë në jetë katër fëmijë, ndërsa puna e saj kryesore në një biznes familjar ka qenë pastrimi i orizit dhe gatimi i ëmbëlsirave tradicionale.


E moshuara tha të shtunën se marrja e çmimit ishtë një nga momentet më të bukura të jetesës së saj. Gjatë ceremonisë së prezantimit, gruas më të vjetër në botë iu ofrua një kuti me çokollata, të cilat ajo nisi t’i konsumojë menjëherë duke thënë me të qeshur se në këtë ditë ishte gati të hante 100 të tilla.

Sipas përfaqësuesve të organizatës së rekordeve “Guinness”, Tanaka pëlqen që të zgjohet herët në mëngjes dhe ditën e kalon në lojëra tavoline ose duke ushtruar mendjen në matematikë.

Kane Tanaka

E moshuara raportohet se gjatë jetës ka konsumuar një dietë tradicionale japoneze, e cila është e pasur me peshk, oriz, perime dhe ushqime të tjera pa yndyrë. Kane Tanaka shpallet personi me jetëgjatësinë më të madhe në botë duke i zënë vendin bashkëpatriotes së saj 117-vjeçare që ndërroi jetë korrikun e kaluar, ndërsa rekordi historik i takon francezes Zhan Luiz Kalmo e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare.