MENU
klinika

Detajet

Kapen 84 kg drogë në Mal të Zi, trafikanti kthehet në Shqipëri

11.03.2019 - 10:07

Në Mal të Zi gjatë ditës së sotme janë kapur 84 kg kanabis. Lënda narkotike është kapur në qytetin e Tuzit e ndarë në 97 pako.

Dyshohet se droga është transportuar nga Shqipëria përmes liqenit të Shkodrës.

Mësohet se autori ende nuk është arrestuar. Autoritetet vendase bëjnë me dije se ai është kthyer në Shqipëri menjëherë pasi ka trafikuar lëndën narkotike drejt Mali të Zi.

Policia malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë nisur hetimet për kapjen e trafikantit.