MENU
klinika

Bozovca pellazge

“Karnavalet ilire” në fotografi

11.03.2019 - 13:03

Bozovca në Tetovë, është fshati që ruan ende me fanatizëm, tradita dhe zakone nga Iliria e lashtë. Së fundmi, atje u festuan ‘Karnavalet ilire”, në prag të daljes së dimrit dhe fillimit të stinës së pranverës. Festa është një rit i bazuar në zakonet e hershme pagane të ilirëve.


Sipas vetë banorëve, këto karnavale janë të vjetra sa vetë populli shqiptar. Ato janë dëshmia dhe prezantimi i traditave shqiptare, që shprehin qartë orijginalitetin e shqiptarëve si popull autokton.


“Karnavalet ilire” dhe janë një pasuri e rrallë me vlera etnologjike, sikur edhe vendbanimet e shumta në trevat mbarëshqiptare, që përbëjnë vlera të rëndësishme arkeologjike.