Është rihapur deri diku gara për mbijetesë në Superiore, teksa Kastrioti ka mposhtur 1-0 Tiranën. Ndërsa ndeshja tjetër e orës 14:00, Laçi-Flamurtari, ka përfunduar pa gola.
Takimi nisi më mirë për Kastriotin, pasi vendasit ushtruan presion që në minutat e para. Disa ngacmime te porta e Abibit u parandaluan mirë nga mbrojtja e Tiranës, por në minutën e 28’, për gjyqtarin Sokoli ka penallti.
Maveje shkakton faull brenda zonës dhe Kastriotit i akordohet një 11-metërsh. Herald Marku merr përipër ekzekutimin e saj dhe gjen rrjetën, duke mposhtur portierin Abibi.
Kastrioti merr kështu tri pikë të arta sa i takon objektivit të tyre për mbijetesë, ndërsa Tirana katranos gjithçka dhe i bashkohet Luftëtarit dhe Kastriotit në luftën për të mos rënë nga Kategoria.
KASTRIOTI – TIRANA 1-0
Marku 28′
Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku (Okebuku 72′), Roxher, Kalaja, Vatnikaj (Bardhi 69′). Trajner: Bledar Devolli
Tirana: Abibi, Kërçiku, Atinga, Imami, Hoxhallari, Maveje (Goxhaj 79′), Karabeci, Hasani, Doka, Greca (Sentamu 56′), Ngo (Halili 12′). Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Renato Malaj, Olsid Ferataj
Kartonë të verdhë: Husein 39′, Çela 66′ / Maveje 3′, Ngo 6’, Karabeci 32′
Në ndeshjen tjetër, nuk mjafton fakti që luante në shtëpi, as ndryshimi i trajnerit: Laçi nuk di të shënojë dhe kështu mjaftohet me një pikë ndaj Flamurtarit.
Vlonjatët morën atë çka deshën, edhe pse i lanë vendasve të udhëhiqnin lojën e të mbanin topin. Starova duhet të gjejë ilaçin e golit.
LAÇI-FLAMURTARI 0-0
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov (Çokaj 68′), Shtubina, Xhixha, Mane. Trajner: Sulejman Starova
Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Mustafa, Rrapaj ( Ziaj 89′), Musta, Ribaj (Ymeraj 79′), Kale, Sukaj (Diamanti 66). Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Andi Koçi, Nuri Rrapaj, Mario Shazivari, Kridens Meta
Kartonë të verdhë: Najdenov 38′, Toro 65′ / Kotobelli 59′, Diamanti 74′