MENU
klinika

Ende pa konfirmim

Kate Middleton shtatzënë përsëri?

20.03.2019 - 12:58

Kate Middleton, 37 vjeçe, bashkëshortja e Princit William, 36 vjeç, të martuar që nga viti 2011 është duke u përmendur së fundmi se është shtatzënë  duke pritur  fëmijën e saj të katërt.

Kunata e saj, Meghan Markle, mendohet se do të lindë shumë shpejt gjithashtu. 

Sipas raportimeve të fundit, besohet se foshnja e Meghan dhe Princit Harry do të lindë në festën Pashkëve.

Kate Middleton dhe Princi William tashmë kanë tre fëmijë të mrekullueshëm, Princin George, pesë vjeç, Princesha Charlotte, tre vjeçe, dhe Princi Louis, pothuajse një vjeç.

Shanset që ajo të lind në ditën e festës më 21 prill janë të mëdha. Kjo është gjithashtu ditëlindja e Mbretëreshës, dhe nëse foshnja do të vij në këtë datë,  kjo do të ishte si një dhuratë e bukur për Madhërinë e saj.

Ka pasur spekulime se dukesha e Kembrixhit po pret fëmijë përsëri, por pamja e saj ende nuk na lejon ta vërtetojmë këtë.