MENU
klinika

Kategoritë që përfitojnë

Drejtoria e Transporteve rrit pagat e punonjësve

07.03.2019 - 13:58

Disa nga kategoritë e punonjësve në qendër dhe drejtoritë rajonale do të kenë një rritje pagash, sikurse është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, në drejtoritë rajonale ka një rritje nga ndryshimi i përqindjes së shtesës së kategorisë prej 5%.

Bëhet fjalë për drejtoritë rajonale të:

-Durrësit
-Elbasnit
-Fierit
-Shkodrës
-Laçit
-Beratit
-Dibrës
-Gjirokastrës
-Kukësit
-Sarandës

Sa do të jetë rritja për pozicionet përkatëse?

-Për pozicionin Kryetar Dege Financë ka një rritje maksimale bruto prej 4.300 lekë.

-Për pozicionin Përgjegjës Sektori Finance ka një rritje maksimale bruto prej 4.300 lekë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

-Për pozicionet: Kryetar Dege Regjistrimi Mjete; Kryetar Dege/Specialist regjistrimi; Kryetar Dege/Specialist testimi ka një rritje maksimale bruto prej 3.000 lekë.

-Për pozicionet: Përgjegjës Sektori i: Taksave Tirana 1; Taksave Tirana 2; Përgjegjës Sektori + jurist; Përgjegjës Sektori Juridik dhe Burimeve Njerëzore ka një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

-Për pozicionet: Specialist administrimi; testimi; regjistrimi; regjistrimi/identifikimi; indentifikimi/tahografi; regjistrimi/identifikimi/tahografi; Ekonomist; Jurist; Jurist/specialist ndryshim pronësie mjeti, ka një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

Ndërkohë një tjëtër ndryshim është bërë edhe tek Drejtoria e Përgjithshme. Në këtë drejtori është hequr kategoria 5/a1 dhe është bashkuar me kategorinë 5/a.

Kjo do të thotë që për specialistët e sektorit të financës, planifikimit ekonomik, administrimit në këtë kategori ka një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

-Për kategoritë 5/b dhe 5/c është rritur vështirësia nga 10.000 lekë në 12.000 lekë, pra për specialistët e kësaj kategorie në sektorin e regjistrimit të mjeteve dhe Tahografit; liçensimit, çertifikimit dhe ATP; drejtuesve të mjeteve; kontrollit të autoshkollave; kualifikimeve; testimeve; prokurimeve; juridik, arkivit kombëtar të mjeteve; arkivit kombëtar të drejtuesve të mjeteve; shërbimeve mbështetëse; informacionit, kanë një rritje maksimale bruto prej 2.000 lekë.

-Përgjegjës i Sektorit Juridik dhe Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore nga klasa 4/b kanë kaluar në klasën 4/a, me një rritje maksimale bruto prej 4.700 lekë.

-Specialist i përcaktuar në Sektorin e Burimeve Njerëzore nga klasa 5/c ka kaluar në klasën 5/b, me një rritje maksimale bruto prej 7.000 lekë.