MENU

Këmbimi valutor për sot

Euro dhe Dollari nuk ndryshojnë, rritet Poundi

15.03.2019 - 08:27

Kursi i këmbimit për ditën e sotme duket se nuk paraqet ndryshime në monedhat ndërkombëtare.

Euro dhe Dollari qëndrojnë në të njëjtat vlera sikurse ishin edhe gjatë ditës së djeshme.

Poundi ka pësuar një rritje të lehtë nga 144.90 në 145.30.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.