MENU
klinika

Kursi zyrtare

Këmbimi valutor/ Rritet Dollari, euro pëson rënie

11.03.2019 - 13:06

Java ka nisur pozitive për monedhën vendase e cila ka rifituar terren nga valutave të njohura si monedha eurozonës dhe Paundi britanik.

Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dollarin, i cili është forcuar kundrejt lekut.

Krahasuar me të enjten e javës së kaluar, Dollari është rritur me plot 0.4 pikë. Dollari këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 110.4 lekë.

Nga ana tjetër, monedha e eurozonës ka rënë me 0.2 lekë për njësi duke u këmbyer gjatë ditës së sotme me 124,3 lekë krahasuar me 124.5 lekë të enjten e kaluar.

Po ashtu, edhe Paundi britanik është zhvlerësuar kundrejt lekut me plot 1.2 lekë për njësi, një rënie tejet e madhe ndikuar edhe nga tensionet e fundit të marrëveshjes së Brexit.

Kujtojmë se po afron afati për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe po përflitet për një zgjatje të mundshme të afatit. Paundi britanik këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 143.5 lekë.

Për sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez ka regjistruar një rritje të konsiderueshme me plot 0.7 lekë për njësi kundrejt lekut. Valuta këmbehet të hënën për 82.2 lekë në blerje dhe 83.1 lekë në shitje.

Ditën e sotme edhe dollari australian është rritur duke kapur kuotën e 77.5 lekëve ndërsa franga zvicerane nuk ka pësuar luhatje duke mbetur në të njëjtat vlera.

Franga zvicerane këmbehet gjatë kësaj të hëne me 109.4 lekë për njësi.