MENU

Këmbësori pa ndjenja

Kështu ndodh kur ndërpret çiklistët

14.03.2019 - 15:49

Këmbësorët shpesh kanë përparësi, por jo kur ka një garë çiklizmi dhe korsitë janë të ndërtuara enkas. Një incident ka ndodhur gjatë edicionit 54 të turneut të çiklizimit Tirreno-Adriatik.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Gjatë garës së kronometit për skuadra zhvilluar dje (21.5km e gjatë), skuadra e Bora-Hansgrohe është përballur më një të papritur.

Ajo që befasoi skuadrën ishte një spektaktor. Me duar në xhepa ai krejt papritur vendos të kalojë rrugën në momentin që po kalonte skuadra e çiklizmit, me 60km/orë.

Në rrugë ishte edhe një polic, që po i tregonte drejtimin që duhej të merrte, por këmbësori ka kaluar rrugën. Kontakti me skuadrën e çiklizmit ishte i pashmangshëm.

Këmbësori pati probleme, që për disa çaste nuk reagoi dhe ishte pa ndjenja. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt me autoambulancë, ku mjekët deklaruan se nuk ka dëmtime serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN