MENU
klinika

Deklarata

KFOR-i s’mbron serbët? Vuçiç paralajmëron

16.03.2019 - 20:38

“Nëse KFOR nuk i mbron serbët, ka kush ta bëjë në vend të tyre”, ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili është shprehur se serbët nuk duhet të shqetësohen për këtë gjë.

Këtë deklaratë Vuçiç e bëri në një prononcim për gazetarët, ku u pyet nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë.

Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta. Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”, ka thënë Vuçiç.