Ajo dhe bashkëshorti i saj numërojnë milionat, duke bërë sa është e mundur në mënyrë që të përfitojnë diçka për të dhuruar.
Kim Kardashian njoftoi se po shiste këpucë nga linja e këpucëve të burrit të saj Kanye West, me çmim të lirë në rrugën ku ndodhet shtëpia e tyre.
Ajo bëri të ditur këtë gjë përmes postimeve në Instagram dhe Twitter.
Kim tha se si Kanye dhe Adidas, kompania e këpucëve të tij, po bashkonin forcat për të mbartur një ankand për të shitur këpucët e tyre.
“Të gjitha të ardhurat do të dhurohen drejtpërsëdrejti për aleancën kombëtare mbi sëmundjet mendore (nami.org), organizata më e madhe kombëtare e shëndetit mendor, kushtuar ndërtimit të jetës më të mirë për miliona amerikanë të prekur nga sëmundja mendore”, tha ajo.
Ylli më pas ndau fotografi të familjeve në të gjithë Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në shitjen dhe blerjen e këtyre këpucëve.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Kim ka bërë bamirësi.
Kimmë pas publikoi edhe disa fotografi tjera, ku shfaqej bashkë me familjen e saj, duke shitur këto këpucë.