MENU
klinika

Shtëpitë publike angleze me guidë

Klientët e veçantë

12.03.2019 - 16:14

Prostitucioni, dukuria e vjetër sa bota, në shumë qytete të Europës mesjetare kishte një pasqyrim disi specifik, mbase të përparuar për kohën. Jo vetëm Londra, si kryeqytet, por edhe të tjera qytete të Anglisë së shekullit XVIII, njiheshin si vende ku lexuesi gjente rregullisht guida për shtëpitë publike.


Guidat shërbenin për orientimin drejt shtëpive publike apo prostitutave të veçanta, duke përshkruar shpesh herë atributet fizike të grave, shërbimet dhe vlerësimet sipas klientëve.


Një guidë e tillë, ‘Harris’s List of Covent Garden Ladies”, u publikua në një botim vjetor nga vitit 1757 deri më 1795. Guida të tilla në rrugë, ishin shpesh të hapura në përshkrimet e zonjave që punonin në shtëpitë publike, përfshirë identitetin e disa prej klientëve të tyre të kënaqur.

Midis tyre, në kohë të ndryshme ishin Duka i Jorkut (vëllai i mbretit britanik Xhorxhi III), Xhejms Bozuell dhe Mbreti Xhorxhi IV.