MENU
klinika

Fal por nuk harron

Klohe Sërish me Tristan pas tradhtisë

24.03.2019 - 14:14

Skandali i Tristan Thompson me Jordyn Woods prej të cilit kanë kaluar disa javë qëndroi gjatë nën interpretimin e mediave roz dhe komenteve të fansave.

Tani duket se Khloe Kardashian duket se ndihet gati për ta falur atë edhe pse nuk është aspak e lehtë për të.

Edhe pse në këto momente ajo është e dërrmuar nga ajo situatë, po përpiqet të mos heq dorë për një arsye që ja vlen. Arsyeja pse Khloe kërkon ta falë ish-partnerin e saj, është True, e cila është vetëm 11-muajshe dhe e ka të nevojshme t’i ketë të dy prindërit në pranë.

34-vjeçarja është e aftë ta falë, por kjo nuk do të thotë se ajo pohon se nuk ka për ta harruar atë çfarë ndodhi.