02.03.2019 - 09:06
Komuniteti Mysliman zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri. Në garë janë 4 kandidatë, të cilët janë:
-Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KSH
-Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH
-Ylli Gurra, myfti i Tiranës
-Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës
Do të jenë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë do të zgjedhin kryetarin për një mandat 5-vjeçar.
Rezultatet e votimit pritet të bëhen sot publike.
Kujtojmë që një ditë më parë kreu aktual i KMSH, Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.