MENU
klinika

Kompanitë e parajsave fiskale

Drafti paralel: Zbulimi i pronarëve të fokusohet te…

01.03.2019 - 13:37

Teksa Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur punën për hartimin e një ligji të ri, që synon identifikimin e emrave të pronarëve të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, një draft paralel është depozituar nga Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse, i cili synon që zbulimi i përfituesve realë të fokusohet te aktiviteti i nxjerrjes së naftës, mineraleve dhe hidroenergjisë.

Projektligji është hartuar pas një analize të legjislacionit aktual, ndërkohë që ngjashëm me draftin e propozuar nga ministria ai përcakton që një pronar përfitues duhet të konsiderohet individi që zotëron ose kontrollon më shumë se 25% të aksioneve të shoqërisë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ndërkohë që, së rastin e shoqërive të cilat nuk kryejnë aktivitete ekonomike, por veprojnë si ndërmjetës, pragu i zbatueshëm do të ulet në 10%.

Gjithashtu, projektligji i propozuar nga EITI saktëson edhe të dhënat do të plotësohen përmes një formulari të standardizuar, ndërkohë që ato duhet të jenë të aksesueshme për çdo person të interesuar përmes krijimit të regjistrit, që do të administrohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Identiteti i pronarëve realë duhet të bëhet publik edhe në rastet kur subjektet juridike publike dhe private, të huaja apo vendase paraqesin ofertat e tyre në një procedurë konkurruese për të përfituar një kontratë publike.