MENU

Detajet

Korçë/ Vrau 35-vjeçarin, vetëdorëzohet autori

07.03.2019 - 21:19

Dy muaj pasi vrau me armë zjarri pas një sherri në lokal 35-vjeçarin Altin Balliu, është vetëdorëzuar në polici autori. Mësohet se është vetëdorëzuar në policinë e Korcës, Olgert Mustafa, 34-vjeç.

“Vetëdorëzohet në Polici shtetasi O.M, i shpallur në kërkim si autori i vrasjes së shtetasit A.B, ngjarje e ndodhur në datë 17.01.2019, në Korçë. Policia bën ndalimin e shtetasit O.M, pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”– thuhet në njoftimin e policisë.

Si ndodhi vrasja:

Vrasja ndodhi në një lokal pas një konflikti që autori kishte pasur me viktimën, banor i fshatit Slabinjë të Pogradecit, dhe shokët e këtij të fundit.

Mësohet se i gjithë sherri kishte nisur për bllokimin e rrugës me makinë nga shokët e 35-vjeçarit, që mbeti i vrarë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor autori ka qëlluar fillimisht me një plumb makinën e viktimës. 35-vjeçari ka dalë nga makina, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

Dëshmitarët thanë për se ka pasur një sherr masiv në lokal që kanë përfunduar deri në vrasjen e 35-vjecarit. Trupi i viktimës u gjet nga banorët në mes të një blloku banimi.