MENU
klinika

Trumpit i premtuan të kundërtën

Koreja e Veriut po rindërton vendin e nisjes së raketave

06.03.2019 - 11:48

Imazhet e reja satelitore të Koresë së Veriut tregojnë se po rindërtohet një vend për lëshimin e raketave që ishte premtuar se do të shpërbëhej, sipas analistëve.

Imazhet u shfaqën dy ditë pasi bisedimet midis udhëheqësve të SHBA dhe Koresë së Veriut përfunduan pa u arritur një marrëveshje për denuklearizimin.

Tongchang-ri është përdorur për lançimin e satelitëve dhe testimin e motorit, asnjëherë për nisjen e raketave balistike. Puna për ta shpërbërë atë filloi vitin e kaluar, por u ndal kur bisedimet e SHBA nuk vazhduan normalisht.

Premtimi për ta çmontuar atë ishte parë si një masë për ndërtimin e besimit midis Phenianit dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, SHBA ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të përballet me më shumë sanksione, nëse Pheniani nuk do të ndërmarrë hapa konkrete për denuklearizimin.

Provat satelitore, që vijnë nga të SHBA dhe dëshmi nga shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut, duket se tregojnë përparim të shpejtë në rindërtimin e strukturave për lëshimin e raketave në Sohae në Tongchang-ri.

kolana e librave

Sohae ka qenë struktura kryesore e nisjes së satelitit të Koresë së Veriut që nga viti 2012. Ajo gjithashtu është përdorur për testimin e motorëve për raketat e afta për të arritur në SHBA. Por kurrë nuk është përdorur për të testuar raketat balistike që janë konsideruar aq provokative.

Ekspertët e Koresë së Veriut spekuluan se puna e rindërtimit në Sohae kishte për qëllim të dërgonte një mesazh në Uashington se marrëdhëniet mund të tensionohen nëse nuk bëhej përparim drejt lehtësimit të sanksioneve.

Samiti i Hanoi nuk arriti të bëjë përparime të mëtejshme pasi Trump nuk pranoi heqjen e plotë të sanksioneve për Korenë e Veriut. Por Trump këmbënguli se takimi ishte produktiv.

Departamenti i shtetit nuk komentoi për shfaqjen e fotografive satelitore të Sohae, disa orë më vonë.

I dërguari i posaçëm i SHBA mbi Korenë e Veriut, Stephen Biegun, do të zhvillojë bisedime në Uashington të mërkurën me homologët e tij koreano-jugorë dhe japonezë se si të ringjallin negociatat me Korenë e Veriut pas samitit të Hanoi.