MENU
klinika

Të dhënat

Kreditë e familjeve/ Ku e rendit Shqipërinë Banka e Austrisë?

13.03.2019 - 14:15

Në një studim të fundit të Bankës Kombëtare të Austrisë bëhet me dije se në Shqipëri 2/3 e kredive që marrin familjet janë kredi për konsum.

Sa është norma e kësaj kredie në Shqipëri?

-Norma është 68%
-Ndër të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore është e dyta më e lartë
-Në Çeki është norma më e lartë, fiksohet ë 74%

Banka e Austrisë thekson se vlerat e paraqitura për Shqipërinë dhe Çekinë i rendisin këto dy vende mes ekonomive më të avancuara të botës.

Në vitin 2012 kredia për konsum ishte 71%, ndërkohë pas këtij viti ka pësuar ulje të lehtë.

Ndërkohë kredia për shtëpi është rritur deri në 27% të totalit.

Vendet e rajonit:

-Maqedonia e Veriut
-Bosnje Hercegovina

Për këto dy vende kreditë për konsum të familjeve zënë 20% të totalit.