MENU
klinika

Deklarata

Kreu i ri i KMSH: Më keni vënë para një përgjegjësie të madhe

02.03.2019 - 14:33

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka tashmë drejtuesin e ri në krye të tij Bujar Spahiu.

Në votim morën pjesë 87 anëtarë, ndërkohë që Spahiu arriti në marrë 59 vota. I dyti me 26 vota u rendit Ylli Gurra, kurse Myftiu i Lushnjes, mori vetëm 2 vota.

“Ju sot më keni nderuar dhe njëkohësisht më keni vënë përpara një përgjegjësie të madhe. I lutem Allahut të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe,”-tha Bujar Spahiu pas shpalljes së rezultateve të votimit, duke theksuar se do te ruhet tradita e paraardhesve dhe KMSH do te jete pararoje e luftes kunder cdo ekstremizmi.

“Feja jone eshte feja e paqes dhe e shpreses dhe vendi yne ka me shume nevoje per paqe dhe shprese. Do te punojme per t’u dhene shprese njerezve”- tha ai.