MENU
klinika

Revoltohen drejtuesit

Kriza e Interit/ Spalleti dhe Icardi ikin të parët

15.03.2019 - 21:13

Eleminimi i hidhur nga Europa League dhe forma e dobët e Interit kohët e fundit, ka revoltuar jo pak drejtuesit zikaltër. 

Sipas mediave italiane, shkarkimi i trajnierit Spalleti në fund të sezonit është vulosur pas humbjes ndaj Eintracht Frankfurt, që i kostoi Interit eleminimin nga kompeticioni i vetëm ku ata ishin në garë.

Ajo që ka ‘tërbuar’ më shumë bordin drejtues, kanë qenë eksperimentet e teknikut Italian me aktivizimin e qendërmbrojtësit Ranocchia në krye të sulmit dhe shokut të tij të repartit, Skriniar si fantazist. Gjithsesi, presidenti Zhang, mund të mos e shkarkojë që tani trajnierin pasi kjo mund të prishë akoma edhe më shumë balancat në klub, por është e sigurt se në qershor rrugët e tyre do të ndahen.

Zhang i ka besuar administratorit të deleguar, Marrotës, ndërtimin e skuadrës së re, ku duket se nuk do të ketë vend as për Mauro Icardin, i cili ka braktisur ekipin në një moment tepër delikat.