MENU
klinika

Deklarata

Kriza politike/ Balla: Pro dialogut, negociata nuk ka

02.03.2019 - 15:44

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot në Elbasan ku vijoi takimet me strukturat e PS.

Balla i bëri thirrje opozitës se qeveria është e gatshme për dialog në interes të çështjeve madhore të Shqipërisë, por u shpeh se nuk do të ketë kurrë negociata për rrugën pa krye ku ka hyrë opozita.

Këtu nga Elbasani, në emrin tuaj u them: Dialog PO, ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog, sepse dialogu në demokraci është një element shumë i rëndësishëm, por jo negociata. Ne nuk mund të negociojmë me ata që në demokraci bëjnë akte terroriste siç është djegia e mandateve të popullit. Në këtë kontekst; ne jemi të gatshëm të dialogojmë për gjërat e mëdha dhe sfidat e mëdha të kombit tonë.

Negociata, për rrugën pa krye ku Saliu, Luli e Monika e kanë futur opozitën, ne nuk kemi mundësi të bëjmë. Zgjedhjet lokale janë në 30 Qershor, zgjedhjet e përgjithshme aty nga e diela e tretë e Qershorit 2021, fiksoje Lulzim.

Nuk ka krizë e as përplasje mes qeverisë dhe opozitës. Ne s’kemi asnjë lloj konflikti me ta; opozita jonë janë hallet dhe problemet e njerëzve.Të djegësh mandatin e deputetit pa asnjë arsye është t’i vendosësh flakën besimit që të ka dhënë populli; troç TRADHËTI”, deklaroi Balla.