MENU
klinika

"Palët të gjejnë zgjidhje"

Kriza politike/ Deputetët francezë në Tiranë ‘apel të fortë’ politikanëve

15.03.2019 - 11:06

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetja Blerina Gjylameti kanë zhvilluar sot një takim me dy deputetët francezë që ndodhen për vizitë në Tiranë, Jacques Maire dhe Liliana Tanguy.

Gjatë fjalës së tyre dy deputetët kanë thënë se synimi i vizitës tyre është forcimi i marrëdhenieve mes dy vendeve.

Përsa i përket krizës politike në vend deputetët francezë u shprehën se janë të bindur se do të gjendet një zgjidhje në të mirë të shqiptarëve.

Kemi ardhur edhe për të diskutuat për situatën politike. Është e rëndësishëm të kemi diskutime nga afër dhe do kemi diskutime të të detajuara pas zgjedhjeve evropiane.

Kemi ardhur për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Kemi pasur takime edhe me opozitën dhe me qeverinë dhe e kuptojmë qëndrimin e secilës parti.

Nuk duam të ndërhyjmë në debatin e brendshëm shqiptar. Duhet konsensus edhe nga ana e publikut. Duhet të kemi parasysh edhe reformat që bën Shqipëria siç është reforma në drejtësi. Kam besim se do gjendet zgjidhje nga shqiptarët”- tha deputeti francez Jacques Maire.

Sakaq deputetja tjetër franceze Liliana Tanguy u shpreh se:

Qëllimi i vizitës sonë është të forcomë më shumë bashkëpunimin mes vendeve. Synojmë forcim të bashkëpunimit në turizëm dhe infrastrukturë.

Duhet të intensifikohen marrëdhëniet edhe në planin e universiteteve. Ne duam që në Shqipëri të mësohet sa më shumë gjuha franceze. Unë u impresionova nga cilësia e mësimdhënies në Shqipëri. Është një ogur i mirë që Shqipëria të jetë gjuha e parë e huaj në Shqipëri”.