07.03.2019 - 09:48
Në kuadër të situatës së krijuar në vendin tonë, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në BE, Christian Danielsson do të zhvillojë disa takime në Tiranë me kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha sëbashku me aleatët.
Takimet do të zhvillohen në zyrat e BE-së në Tiranë, ku takimi me Ramën ka nisur, ndërkohë pas orës 10:00 pritet të nisë takimi me kreun e PD-së, Basha.
Kriza politike mes dy palëve ka bërë që vendqëndrimi i Danielsson të jetë Tirana, ku pas orës 12:00 pritet të dalë në një deklaratë me gazetarët.
Pritet që në këtë deklaratë, Danielsson të shprehë publikisht qëndrimet që ai ka për krizën politike në Shqipëri.