MENU
klinika

Deklarata

Kriza shqiptare në OKB/ Presidenti i PE: Tirana në përplasje civile

02.03.2019 - 09:38

Gjatë një vizite në OKB, presidenti i Parlamentit Europian në fokus të fjalës së tij ka pasur edhe situatën në Shqipëri.

Antonio Tajani, e cilësoi aktualitetin në Shqipëri si një situatë shumë e vështirë dhe stabilitetin e Ballkanit shumë të rëndësishëm për Europën.

Sipas Tajanit në Shqipëri ka nisur një ‘luftë civile’ mes qeverisë dhe opozitës.

Tajan pas përfundimit të takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Tajani doli në një konferencë për shtyp ku deklaroi se ka folur për Ballkanin dhe situatën në Shqipëri.

Ballkani është një çështje me të cilën ne merremi vazhdimisht. Stabiliteti i Ballkanit është po ashtu stabilitet i Europës.

Situata në Shqipëri është shumë e vështirë. Është “luftë civile” (në thojza) midis qeverisë dhe opozitës. Kjo është shumë e rrezikshme për stabilitetin.

Në Ballkan duhet të shohim çfarë investimesh vijnë nga jashtë rajonit. Aty bëhen investime me diferenca të ndryshme, jo vetëm europiane por edhe ruse, arabe dhe turke. Kjo është lojë e vështirë”, u shpreh Tajan.

Ai thotë se Europa duhet të jetë aktive, por edhe e matur në Ballkan.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!