MENU
klinika

Anëtarësimi në NATO

Kroacia ‘ndez dritën jeshile’ për Maqedoninë e Veriut

01.03.2019 - 21:26

Kuvendi i Kroacisë i ka dhënë sot dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

Votimi në Kuvend u mbyll me 116 vota pro dhe 2 kundër.

“Urojmë Maqedoninë e Veriut”, tha kryetari i Kuvendit kroat, Gordan Jandrokoviç, pas votimit. Prezent ishin edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

Kroacia bëhet kështu vendi i pestë që ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë.