MENU
klinika

Episodi

Krokodili ndërpret ndeshjen e golfit

27.03.2019 - 21:27

Një episod ka ndodhur në fushën e golfit, teksa në fillim ka pasur jo pak panik. Një ndeshje golfi është ndërprerë për disa minuta, pasi një krokodil i madh ka hyrë krejt papritur në fushën e lojës, duke terrorizuar sportistët.

Ngjarja ka ndodhur në një fushë golfi në Georgia të Amerikës, kur sportistët ishin duke luajtur në një “gropë” afër liqenit.

Krejt papritur një aligator i madh është shfaqur pas disa shkurreve, duke përshkruar tërë fushën e lojës. Sportistët fillimisht u trembën nga ajo që parë, por më pas nisën të filmojnë përbindëshin, që u bë zot i fushës për disa minuta.

Më pas, kafsha e frikshme u largua pa ngacmuar askënd drejt liqenit që ndodhej pranë fushës së golfit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN