MENU
klinika

Mungesa e investimeve

Krujë/ Rrjeti elektrik i amortizuar rrezikon 400 familje

13.03.2019 - 16:09

Në Dukagjin të Krujës banorët shprehin shqetësim për rrjetin e amortizuar të energjisë elektrike.

Sipas banorëve investimet e fundit, datojnë në kohën e komunizmit, ndërsa jo të pakta kanë qenë dhe rastet kur jeta e tyre është vënë në rrezik. Energjia elektrike në afro 400 familje në Dukagjin të Krujës shkon përmes këtij rrjeti të amortizuar.

Banorët theksojnë se shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje edhe pse ata kanë paguar rregullisht çdo detyrim ndaj tij.

Shkëputja e telave përcjellës së energjisë elektrike shpesh ka rrezikuar jetën e tyre në këtë zonë, ndaj ata apelojnë për investime urgjente.

Por përveç energjisë elektrike që shpesh mungon si pasojë e rrjetit të vjetërsuar, banorët ankohen gjjithashtu edhe për mungesën e ujit, infrastrukturës dhe shërbimit shëndetësor.