Protestës i janë bashkuar edhe dy liderat kryesorë të opozitës së bashkuar, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Gjatë marshimit Kryemadhi ka folur edhe për gazetarët, Kryetarja duke theksuar se kreu i qeverisë, Rama jo vetëm po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme, por edhe për emrin e kryeministrit të ri.
“Zoti Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme dhe për emrin e kryeministrit tjetër. Për ne, e rëndësishme është që të hapen negociatat e integrimit”, tha Kryemadhi.
Ajo u pyet edhe për raportin e DASH. “Raporti i DASH por edhe i shumë kancelarive evropiane e bëjnë të qartë që zgjedhjet e 2017-s janë blerë dhe deformuar. Në raportin e DASH është shumë e qartë që lufta ndaj korrupsionit nuk është realizuar. Sot dëshmitarët më të mirë dhe viktimat më të mëdha janë shqiptarët dhe nuk janë njerëzit e tjerë që vijnë tranzit në Shqipëri”, shton ajo gjithashtu.