MENU
klinika

Deklarata

Kryemadhi-Ramës: Na u lute 6 muaj për koalicion

12.03.2019 - 19:02

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Cërrik, ku ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës të opozitës në 16 mars.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se nuk do pushtet në tavolinë, pasi nëse do të donte një gjë të tillë do të kishte pranuar ftesën e Ramës për vijimin e koalicionin në zgjedhjet e 2017.

“Vendimi për djegien e mandateve nuk kishte të bënte për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne ishim në pushtet me Edi Ramën, 6 muaj na u lut Edi Rama për të bërë koalicion, por kurrë nuk mund të pranonim që të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar. Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish” tha ajo duke iu referuar fundit të mandatit të parë në qeverisje me PS-në nga 2013-2017″, tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi shtoi se Shqipëria po varfërohet cdo ditë dhe po tkurret, ndërsa po pasurohet vetëm një grup njerëzish që janë të lidhur me qeverinë.