MENU
klinika

Video

“Ktheju Tokës” me videoklip, publikohet në kanalin e Eurovision

11.03.2019 - 11:08

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovision nga këngëtarja Jonida Maliqi më këngën “Ktheju Tokës”, e cila triumfoi në Festivalin e Këngës në Radio Television.

Ndërkohë, është publikuar edhe videoklipi i këngës, që trajton temën e emigrimit të shqiptarëve.

jonida maliqi-konica.al

Në festivalin, i cili do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit, Jonida vendosi të këndojë shqip. Ajo do të marrë pjesë në natën e dytë të gjysmëfinales, në datën 16 maj.

jonida maliqi-konica.al

Pak kohë më parë, këngëtarja foli edhe për pritshmëritë në këtë event kaq të rëndësishëm, duke u shprehur se synimi kryesor i saj është të arrijë finalen edhe pse u shpreh se kurrë nuk i vendos limite vetes së saj.