MENU

Europa League

Kualifikohen tre ekipet e para në çerekfinale

14.03.2019 - 20:52

Janë mësuar 3 ekipet e para çerekfinaliste në Europa League. Ashtu sic pritej, Chelsea dhe Napoli, pas fitoreve 3-0 në shtëpi, janë kualifikuar për më tej.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Chelsea ka fituar edhe në kthim 5-0 me Dinamo Kiev, ndërsa Napoli ka humbur 3-1 me Salzburg, por pa ndikuar në përmbysjen e madhe të austriakëve.

Ka vuajtur shumë Valencia. Spanjollët kishin fituar 2-1 në shtëpi me rusët e Krasnodar, ndërsa në kthim po humbisnin 1-0 deri në 93’, por në fund kanë barazuar 1-1 dhe kualifikohen.

Ishte Oliviuer Giroud që me tripletën e tij të përkryer ka kthyer në festë ndeshjen e kthimit për Chelsea. Golat e tjerë janë shënuar nga Marcos Alonso dhe talenti Hudson-Odoi. Një fitore bindëse e Chelsea-t, që është kualifikuar me lehtësi në çerekfinalen e Europa League.

Për Napolin, ishte Milik ai që zhbllokoi rezultatin me një roveshatë të bukur brenda zonës, por Dabbur dhe Gulbrandsen kanë përmbysur gjithçka për vendasit.

Në fund ishte edhe Leitgeb ai që shënoi për vendasit. Një fitore morali për ta, ndaj një Napoli pretendent për të fituar kupën.

Guedes ka shpëtuar Valencia-n në sekondat e fundit të takimit ndaj Krasnodar duke siguruar kualifikimin për spanjollët. Valenca shpëton për mrekulli.