MENU
klinika

Detajet

Kuçovë/ Bie nga lartësia, vdes punëtori i naftës

11.03.2019 - 16:01

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Ndërmarrjen e Naftës në Kuçovë, pasi ka rënë nga një lartësi gjatë kohës që po punonte.

Sipas informacioneve, viktima është punëtori me inicialet A.G. 50 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e qytetit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.