Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 25-të e Kategorisë Superiore. Skënderbeu ka fituar 1-0 përballë Kukësi, duke i bërë “nder” edhe Partizanit.
Të Kuqtë kanë shansin nesër të shkëputen edhe më shumë, në sfidën e shtëpisë përballë Teutës, për të shkuar më i qetë në përballjen direkte Kukësi-Partizani të javës tjetër.
Një gol që në minutat e para të takimit, i shënuar nga Bruno Dita, rezultoi vendimtar për “Ujqërit e Dëborës”, që morën tri pikë të arta.
Kuksianët u mposhtën në Korcë dhe presioni tashmë është shumë i madh mbi supet e Cungut. Partizani ka mundësinë të shkojë +9 pikë në rast se triumfon kundër Teutës.
SKËNDERBEU-KUKËSI 1-0
Dita 4′
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambou, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan (Oto Xhon 60′), Gripshi (Bregu 90′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Krasniqi, Teqja, Çyrbja (Rama 46′), Limaj (Shkurtaj 63′), Dzaria, Ethemi, Rroca, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Nertil Bregasi, Kreshnik Bajramaj
Karton i kuq: Abazi 77’