MENU
klinika

Kombëtarja

Kuqeziu më në formë u la jashtë listës

14.03.2019 - 12:46

Sot trajneri Christian Panucci zbuloi listën e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet eliminatore “Euro 2020”, atë ndaj Turqisë më 22 mars dhe atë ndaj Andorrës me 25 mars.

Kishte shumë rikthime, ku natyrisht Abrashi dhe Sadiku ishin më të bujshmit, që vijnë në formë të mirë pas dëmtimeve të gjata që ata patën në skuadrat e tyre.

Por një emër që bie menjëherë në sy që nuk është pjesë e listës së Panuccit është ai i Emanuele Ndojit. Mesfushori po tregon një formë të jashtëzakonshme me Brescian. Së fundmi, për të ka pasur interes nga ekipe të Serie A.

Madje, pak kohë më parë, prestigjozia “La Gazzeta dello Sport” i kushtoi edhe një shkrim mesfushorit, ku i thurrte elozhe për performancat e tij.

emanulele ndoj

Mirëpo, Panucci nuk e ka preferuar 22-vjeçarin, që përveçse udhëheq Serie B me Brescian, ka realizuar edhe 3 gola dhe njëkohësisht dhuruar 4 asisite.

Një mungesë tjetër është ajo e Sokol Cikalleshit. Bomberi mungon për shkak dëmtimi të pësuar disa javë më parë, ku u paralajmërua edhe mungesa e tij për 3 javë.

Po ashtu, mungon edhe Odise Roshi, që gjithashtu ka pasur probleme kohët e fundit. Ndërsa Mavraj është i pezulluar me 3 ndeshje. Pritet shpjegimi i trajnerit për mosgrumbullimin e Ndojit, Manajt dhe Bares.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN