MENU
klinika

Rrëfimi

Kur Dritëroi i mësonte së bijës “të vërtetën lakuriq”

05.03.2019 - 17:21

Kur donte të thoshte troç të vërtetën, i dituri im babush më vështronte drejt e në sy e me zërin e plotë kumtonte mendimin: “A e di historinë që tregohet në librin e librave, në bibël?
Ishte njëri dhe hoqi lëkurën e trupit (se lëkura e njeriut është e hollë, kurse kafsha e ka me qime). Ashtu doli në rrugë. E panë të tjerët e i thanë: Ç’ke bërë kështu?
Po ja, të dëftoj të vërtetën. Kjo është e vërteta.”

Kështu rrëfen sot e bija e Dritëroit, Elona Agolli.

Dritëro Agolli, mbetet një nga ato shkrimtarë të cilët i kanë dhënë emër dhe figurë të vërtetës si koncept, i ka dhuruar asaj një imazh me anë të veprave, vargjeve e shkrimeve në tërësi.

Shumë nga poezitë e tij marrin një karakter parodik, dhe e anë të disa fjalëve kërkon të arrijë në një kuptim të dytë.

Si në poezinë: S’ka asgjë për të qeshur

S´i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe sjane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te cndershme te veshura mire.

Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja,dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni:cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s´ka gje
per te qeshur!

Dritëroi është një nga ata shkrimtarë, veprat e të cilit e kanë shndërruar në një nga ato më të spikaturit, dhe më tepër, pikërisht koncepte të tilla, si transmetimin e të vërtetës, dhe shumë të tjera, e bëjnë që të vijojë të qëndrojë në kohë midis aktualitetit, duke i dhuruar frymën universale, si për ato kohë, njëlloj edhe sot.