MENU
klinika

“Skëterrë ‘43” realitet i mohuar

Ky është filmi i ndaluar shqiptar

05.03.2019 - 11:58

Jo vetëm muzika apo letërsia; edhe kinemaja ka njohur pengesat e kundërshtitë e mëdha deri në mohim, nga pushteti i kohës. “Skëterrë ’43”, filmi artistik, prodhim i kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1980, është shfaqur së fundmi në kinemanë “Agimi” në Tiranë. Filmi ëshë pjesë e programit “Thesaret e Arkivit”, që prej kohësh ka nisur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

“Prapaskenat e këtij filmi të ndaluar, kanë të njëjtat momente po aq dramatike sa ngjarjet e filmit, që bazohen në luftën e Dytë Botërore. Ishte viti 1980, kur aktori dhe regjisori Rikard Ljarja i kërkoi Bashkim Shehut, të birit të kryeministrit Mehmet Shehu, të shkruante skenarin e filmit ‘Skëterrë ’43’. Sakaq teknikët e Kinostudios ndërtuan burgun italian buzë detit në përmasa krejtësisht reale”, shkruan AQSHF, për filmin e ndaluar të kohës së komunizmit në Shqipëri.

 

kolana e librave

“Skëterrë ‘43” do të ishte filmi që u ofroi role të paharrueshme aktorëve të rëndësishëm, si: Rikard Ljarja, Xhevdet Ferri, Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Violeta Dede, Mario Ashiku etj.

Me gjithë dukjen sikur gjitçka shkon mirë dhe askush nuk kishte pse të merrej me këtë prodhim filmik, pas vitit 1981 erdhi menjëherë urdhri për ndalimin i tij.

Filmi është pasqyra e revoltës në një kamp përqendrimi fashist, në vitin 1943, kundër metodave barbare e terrorit ndaj të dënuarve. Të burgosurit kryengritës, si Hekurani, Ariani, Mira, Shpresa, organizohen dhe mbajnë lidhje të vazhdueshme me rezistencën jashtë kampit. Përmes një rezistence të madhe dhe të gjithë të bashkuar, arrijnë ta shkatërrojnë skëterrën fashiste.