MENU

Reagon ndaj komenteve negative

Kylie Jenner: Asnjë lek nga prindërit pas moshës 15-vjeçare

23.03.2019 - 12:42

Kylie Jenner reagoi ndaj komenteve negative në statusin e saj si miliardere “self made”.

Për të gjithë ata që dyshuan në mënyrën si ajo është pasuruar, Kylie foli për fatin që kishte me biznesin “Kylie Cosmetics”

“Nuk e mendoja kurrë që kjo do ndodhte. Besoja në Kylie Cosmetics por as nuk e dija në çfarë po e përfshija veten. Ndihesha për mrekulli, është e çmendur, dhe të jesh më e reja që e bën është një bekim. Tani dua të fokusohem për t’ia kthyer njerëzve dhe të bëj gjërat pas të cilave jam e apasionuar”, u shpreh ajo.

Kylie më pas tregoi se është vërtet “Self-made” (që i ka arritur vetë) dhe për ta vërtetur, tregoi dhe disa detaje:

“Realisht nuk ka fjalë tjetër për të përdorur përveçse “self-made” sepse kjo është e vërteta. Kjo është kategoria ku përkas. Edhe pse unë jam një rast i veçantë, sepse kur lanncova Kylie Cosmetics, kisha një platformë të madhe dhe shumë fansa. Nuk kam marrë asnjë para nga prindërit e mi pas moshës 15 vjeçare. Kam përdorur 100$ paratë e mia për të nisur kompaninë, asnjë qindarkë në bankën time nuk është e trashëguar… dhe jam shumë krenare për këtë”, tregoi Jenner.

Me flokë të gjatë dhe me një shikim depërtues...

Modelja 67-vjeçare, JoAni Johnson imazhi i Rihannas

I publikojnë foto dhe video intime

Këngëtarja e njohur bie pre e hackerave

Ja ç’po ndodh tani me moderatoren

Fatma Methasani braktis përfundimisht…