MENU
klinika

Por...

La mandatin e deputetit, Grida Duma “nis të shpërndajë pica”!

10.03.2019 - 10:25

E kishit menduar ndonjëherë që motoristi që do t’iu sillte picën do të ishte Grida Duma?! Besoj kurrë, por disa qytetarëve në Tiranë i ndodhi kjo gjë edhe pse ishte vetem pjesë e një klipi të shfaqur në “Xing me Ermalin”.

“Tashmë keni hequr dorë nga mandati i deputetit, por çfarë do të bëni në vazhdim?”, i drejtohet moderatori ish-deputetes dhe më pas prezanton klipin. Grida në klip punon në një piceri, ose më sakt provon ta bëjë këtë të punë, të shpërndajë pica.

Ajo dërgon dy apo tre porosi, por në fund thotë se nuk mund ta vazhdojë të bëjë një punë të tillë.

“Nuk është një punë për mua”, e mbyll klipin Grida Duma.