MENU
klinika

Pjesë e albumit “LG6”

Lady Gaga dhe Bradley Cooper, një tjetër këngë ?

30.03.2019 - 15:41

Suksesi i “Shallow” i dha Lady Gaga-s një “Oscar” për këngën e filmit “A star is born” falë  bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Bradley Cooper.

Ndërsa tani, në media po përflitet që këngëtarja dhe aktori kanë regjistruar një tjetër këngë së bashku, e cila do të jetë pjesë e albumit “LG6”.

Thuhet se kënga do të ketë synim bamirës, dedikuar të gjithë të rinjve që vuajnë nga sëmundjet mendore dhe që nuk kanë kurajon e duhur të flasin me të rriturit.