MENU
klinika

Ndryshime në dashuri

Lady Gaga dhe lidhja e re me aktorin

26.03.2019 - 12:50

Lady Gaga vetëm pak kohë më parë i dha fund fejesës me Christian Carino.

Pati shumë thashetheme për një romancë mes saj dhe Bradley Cooper që u mohua kategorikisht nga të dy, pasi ata ishin partnerë vetëm në film.

Por tani duket se Lady Gaga po bën ndryshime në jetën dashurore.

Raportohet se këngëtarja është në një lidhje me aktorin e famshëm Jeremy Renner.

Një burim për Us Weekly ka konfirmuar se ata prej pak kohësh po shoqërohen së bashku. Renner është single pasi u nda nga bashkëshortja Sonni Pacheco, me të cilën ka edhe një vajzë 6-vjeçare, Avan.

Këngëtarja dhe aktori nuk janë parë ende në publik së bashku.

Gaga i ka dha fund fejesës së shkurtër me Carion në shkurt të këtij vitit,2 vite pas nisjes së lidhjes mes tyre.