MENU
klinika

NBA

Lakers humb pa James, Harden “përbindësh”

16.03.2019 - 11:43

Los Angelos Lakers dështon sërish, teksa sot u mund 111-97 nga Detroit. Takimi u dominua nga skuadra vendase, që në pjesën e dytë krijoi edhe një shkëputje të konsiderueshme, duke e merituar fitoren.

Galloway me 23 pikë e Jackson me 20 pikë ishin dy shënuesit më mirë në fushë, ndërkohë që te Lakers u ndje mungesa e LeBron James.

Fiton edhe Houston, që mundi 108-102 Phoenix dhe konsolidon vendin e tretë në Perëndim. Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.

James Harden bëri një tjetër ndeshje magjike, duke realizuar 41 pikë e 11 asist, më i miri në parket, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Booker për miqtë.

San Antonio, falë 18 pikëve e 11 rebound të Aldridge, mundi me lehtësi 109-83 New York, ndeshje e dominuar nga Spurs.

Ndërsa Clippers fituan në periodën e katërt 128-121 ndaj Chicago, sfidë ku u dalluan Gallinari me 27 pikë e Harrell me 26. Fitore me përmbysje e Milwaukee, që mundi 113-98 Miami, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 16 rebound.