MENU
klinika

Tërhiqet “Transport for London”

Largohen reklamat për pafajësinë e Michael Jackson

14.03.2019 - 11:42

Këngëtari i famshëm i muzikës pop, Michael Jackson, është momentalisht krye-tema e mediave ndërkombëtare.

Akuzat lidhur me abuzimet seksuale duket se po nxjerrin në pah histori të shumë viteve më parë, të cilat kanë lënë gojëhapur opinionin publik dhe fnsat  të shokuar.

Së fundmi, edhe “Transport for London” ka tërhequr reklamat nga autobusët, në të cilat deri më tani mbrohej pafajësia e mbretit të popit.

Këto reklama shfaqnin sloganin: “Faktet nuk gënjejnë. Njerëzit po”.

Ne ripamë qëndrimin tonë dhe do t’i heqim reklamat”, kanë thënë në një deklaratë për BBC Radio 1 Newsbeat, “Trnsport for London”.

Ndërkohë, Survivors Trust ishin ata që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre reklamave, pasi sipas tyre ato dekurajonin viktimat e dhunës seksuale që të denonconin rastet.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, e bija e tij Paris u rishfaq me deklaratën ” Po mundohen të skatrrojnë reputacionin e tim eti”.