MENU
klinika

EMRI

Largohet drejtori i Policisë Fier, kush vjen në vend të tij?

09.03.2019 - 19:53

Të tjera lëvizje janë shënuar në Policinë e Shtetit. Në Drejtorinë e Policisë në Fier janë bërë ndryshime të reja.

Mësohet se është larguar drejtori aktual Albert Nushi.

Nushi është zëvendësuar me nëndrejtori i Policisë Fier, Andon Marko.

Albert Nushi mësohet se është komanduar nëndrejtor në Policinë e qytetit të Elbasanit.

Ai drejtoi Policinë e Fierit për një periudhë pothuajse 2-vjeçare.