MENU
klinika

Provojeni!

Largoni celulitin një herë e përgjithmonë!

07.03.2019 - 12:07

Shumë femra shqetësohen për pamjen e tyre të jashtme dhe për përmasat trupore, sidomos në stinën e verës. Celuliti deri më tani njihet si problemi më i madh që lidhet me trupin.

Duket se celuliti është ‘intolerant’ me femrat, pasi shumica prej tyre vuajnë nga ai. Arsyet e shfaqjes së celulitit janë nga më të ndryshmet, por e rëndësishme është të zbuloni si ta zhdukni atë, gjë e cila mund të arrihet thjesht duke aplikuar këto katër trajtime.

Njëri nga këto trajtime ‘magjibërëse’ është kastraveci. Kështu që mësoni t’i vlerësoni ata. Kastravecët kanë veti hidratuese dhe janë të pasur me vitamina të shumëllojshme dhe mund t’i aplikoni direkt në lëkurë, sepse përbërësit kimikë që ato përmbajnë ndihmojnë në tendosjen e kolagjenit dhe zhdukjen e shenjave të celulitit.

Një tjetër trajtim është ai i kafesë. Kafeina zgjeron enët e gjakut dhe tendos indet e jashtme të lëkurës. Duke e përdorur në lëkurë, ajo ndihmon trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe metabolizon yndyrnat. Në rastin e kafesë trajtimi më ideal do ishte kombinimi i llumit të saj me disa nga vajrat tuaj të preferuar. Dhe rezultati do ju lërë pa fjalë!

Xhelatina ka një sërë përftimesh shëruese dhe zbukuruese sepse nuk përmban sheqer. Gjithashtu ajo ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit. Për të neutralizuar mungesën e kolagjenit hidhni pak pluhur xhelatine çdo ditë në pijen tuaj të preferuar.

E fundit për kurimin e celulitit është banjoja me alga deti, e quajtur ndryshe talasoterapia. Talasoterapia është një trajtim francez për kujdesin ndaj lëkurës që përfshin aplikimin e ujit të ngrohtë dhe algave të detit në lëkurë. Algat e detit janë të pasura në jod, që rrit funksionin e tiroides dhe qarkullimin e gjakut, duke minimizuar kështu celulitin.

Aplikoni trajtimet e përmendura më lart dhe do ndiheni shumë mirë, fillimisht me veten, pastaj edhe me çdo njeri që shikon bukurinë tuaj fizike.

Provojini … dhe nuk do të zhgënjeheni!

Sa filxhanë në ditë duhen?

Kafja ju ndihmon të bini në peshë!

Disa këshilla për ta mbajtur pastër

Furça e dhëmbëve “parajsë” bakteresh!

"Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional..."

Ja sa shpesh duhen larë flokët!