MENU
klinika

Serie A, Java 26

Lazio fiton derbin, Roma larg Champions

02.03.2019 - 22:32

Lazio ka fituar atëherë kur duhet, si për tifozët, ashtu edhe për renditjen. Bardhekaltrit kanë triumfuar 3-0 në derbi ndaj Romës, duke larguar verdhekuqtë nga zona Champions.

Ishte Caicedo ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12’ pas pasimit të Correa. Sfida ishte e luftuar, por mundësitë e pastra për të shënuar më tepër mungonin.

I vetmi rast që mund të përmendet është ai i Dzeko-s, pak minuta pas golit të disavantazhit, por boshnjakut ja mohon golin portieri i përfaqësueses shqiptare Thomas Strakosha.

Portieri ynë ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse me fanellën e kaltër të romanëve.

Në minutën e 73’ ishte Ciro Immobile nga pika e bardhë që vulosi fitoren për Lazio-n, që tani ndodhet në vend të gjashtë, tre pikë më pak se Roma, por me një ndeshje më pak.

Në fund të takimit vendasit shënuan edhe golin e tretë me Cataldi, një gol që do t’i ketë shijuar jashtë mase tifozëve ndaj rivalëve të përjetshëm.

Në fund pati edhe një përplasje mes lojtarëve dhe ai që mori kartonin e kuq ishte pikërisht Kolarov, ish-lojtari i Lazio-s që tani luan te Roma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN