I ftuar në studion e emisionit “Politika Onlone”, deputeti më i ri që pritet t’i bashkohet opozitarëve, Lefter Maliqi zbuloi se çfarë i mungon protestës së opozitës.
Sipas tij kësaj proteste i mungon masiviteti. Gjithashtu ai theksoi se me të hyrë në parlament do t’i shërbejë opozitës.
“Protestën duhet ta drejtojnë nga kreu i PD. Sa më shpejt ta largojnë. Unë jam për bashkim dhe PD ka nevojë për një lider që i bashkon.
Protestës së PD dhe LSI-së i mungon masiviteti. Nëse do të kishte revoltë të vërtetë popullore, vala e saj do të merrte përpara institucionet e shtetit.
Revolta e vërtetë merr qeverinë përpara.
S’është revoltë popullore, aq i mbledh në fshat në zonën time. Janë thjesht militantë e strukturat e PD-së dhe LSI-së.”, u shpreh Maliqi.