MENU
klinika

Xhirohet në Mal të Zi “Minimata”

Lëndohet Johnny Depp gjatë xhirimeve

21.03.2019 - 10:22

Aktori me famë botërore, Johnny Depp, ndodhet këto ditë në Malin e Zi për xhirimet e filmit të tij më të ri “Minimata”.

Mediat malazeze kanë shkruar se gjatë xhirimeve ka ndodhur një incident i vogël, si rrjedhojë i të cilit aktori ka pasuar disa lëndime.

Ai më pas është dërguar në spitalin më të afërt, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. 

Ndërsa për ushqimin e tij po kujdeset kuzhinieri personal i aktorit. Ai ka menunë e vet dhe për nevojat e tij aty madje ndodhet një anije speciale.

Pas zbarkimit në shtetin malazez, Deep është akomoduar në një nga hotelet më luksoze të Tivatit, dhe i gjithë kompleksi ku po qëndron është rrethuar nga sigurimi.